“Timoni” Solskjaer, që tani me rekorde negative

0

Ole Gunar Solskjaer mori drejtimin e Junajtid në muajin dhjetor, pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Me një eksperiencë jo shumë të mirë në Premier League me skuadrën e Kardifit në sezonin 2013-14, shumë tifozë të Junajtid ishin të habitur nga zgjedhja e klubit, por Solskjaer i vërtetoi të gjithëve të kundërtën.

Një nisje e pabesueshme, me fitore shumë të rëndësishme gjatë rrugë. Solskjaer e ngjiti Junajtid nga vendi i shtatë deri në vend të katërt, përmbysi humbjen 2-0 kundër PSG-së në Champions League. Por që pas ndeshjes kundër Arsenalit në kampionat disa javë më parë, e humbur 2-0, gjithçka mori për mbrapsht.

Nuk ndodhte që nga viti 1981 që Mançester Junajtid të humbiste pesë ndeshje radhazi, por me Solskjaer në krye, kjo gjë ndodhi. Humbja 4-0 kundër Evertonit plotësoi këtë rekord shumë negativ dhe Solskjaer ka ende shumë punë për të bërë tek “Djajtë e Kuq”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.