Tilemans lë Monakon, refuzon Barcelonën për Premier Ligën

Juri Tilemans është një ndër lojtarët më të spikatur të Monakos dhe ndër talentet më premtues të futbollit. Belgu, prej dy vitesh aktivizohej në principatë, ku së fundmi ishte kthyer në lider dhe pavarësisht sezonit të keq të ekipit të tij, 21-vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e bëra.

Prej kohësh, në Spanjë raportohej për një interesim të vazhdueshëm të Barcelonës dhe pritej që belgu mund të kalonte në radhët e blagranave, por duket se Tilemans ka vendosur për një destinacioni tjetër.

Siç raportohet nga mediat franceze, mesfushori belg është nisur për në Angli, ku do të firmosë për ekipin e Leisterit. Detajet e kontratës dhe të transferimit do të zbulohen në momentin që do të zyrtarizohet gjithçka. Kujtojmë, Monako e bleu verën e vitit 2017 për 26 milionë euro nga Anderlehti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *