Tifozja e Atletikos u mbyll gojën madrilenëve me një letër të hapur

0

Para ndeshjes luajtur të martën, Real-Atletiko në Champions League, tifozeria e Realit shpalosi një parullë gjigante, ku shkruhej: Na tregoni, çfarë ndjesie është? Parulla kishte të pikturuar trofeun e Ligës së Kampioneve dhe të shënuar emrat e dy qyteteve ku u luajtën finalet e fundit, me Realin që mposhti Atletikon.

I qartë “pickimi” ndaj tifozerisë së Atletikos, aq sa klubi i “Los Colchoneros” ka protestuar deri tek UEFA.

Ndërkaq, sot një tifoze e Atletikos ka postuar në Twitter një letër të hapur që ka bërë xhiron e rrjetit, pasi është një përgjigje therëse për tifozët e Realit, që me siguri nuk kanë gojë të përgjigjen.

Ja letra:

“Dje na pyetët çfarë ndjesie ishte. Shikoni, ndjejmë mëshirë dhe keqardhje. Por për ju. Duhet t’ia bëni edhe vetes disa pyetje. Çfarë ndjesie është të jesh pjesë e një tifozerie kukull në duart e Florentino Perezit?

Çfarë ndjesie është kur edhe pse po fiton në gjysmëfinalet e Champions League, dëgjohen më shumë 4000 tifozë kundërshtarë, sesa 80.000 vendas?

Çfarë ndjesie është të këndosh himnin e Realit “Si mund të të mos dua?” vetëm kur shënon Reali, sepse realisht janë momentet e vetme kur e doni Realin?

Çfarë ndjesie është kur lojtari më i mirë i historisë u lutet të mos e fishkëlleni dhe nervozohet?

Atëherë, na thoni çfarë ndjesie është tifoz me një klub vetëm për trofetë që ka në vitrinë dhe jo për ndeshjet që luan çdo fundjavë?

Çfarë ndjesie është të jetosh pa pasion?

Unë, atëherë, po ju them ndjesinë time: krenari! Krenari se e di që kurrë nuk do jemi si ju. Ajo po, është fitorja më e madhe.

Caarla1903

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here