Tifozi shënon, goli konsiderohet i rregullt

0

Mbrëmjen e së dielës u luajt një derbi i madh në Honduras, mes Olimpias dhe Motaguas, që përfundoi 2-2.

Kujt i bëhet vonë, do thoni ju. E drejtë, por ndërkohë është mjaft interesante skena në kohën shtesë, kur Olimpia shënoi golin e barazimit.

Në momentin kur sulmuesi i Olimpias po gjuante drejt portës, një tifoz ishte futur i pashqetësuar në fushë, me një top në dorë, të cilin e shkelmoi në rrjetë pikërisht në momentin që shënoi edhe Olimpia.

Skenë qesharake, me portierin dhe skuadrën mike që protestonin, por arbitri e konsideroi golin të rregullt, duke shkruar pas ndeshjes në protokoll se “goli u shënua para se topi i tifozit të hynte në rrjetë, ndaj aksioni nuk u ndikua nga tifozi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here