Tifozi nuk duron dhe kapet me Bonuçin: Kur do na kërkosh falje?

Rikthimi i Leonardo Bonuçit te Juventusi vazhdon të komentohet. Disa tifozë janë të lumtur, disa janë gati të falin, e të tjerë as që e llogarisin diçka të tillë. Shumica bashkohen në një pikë: mbrojtësi duhet të kërkojë falje tifozëve bardhezi.

Kualiteti i futbollistit nuk vihet në dyshim dhe tifozët nuk e kanë me Bonuçin si lojtar, por me Leon si njeri. Ndërsa mbrojtësi firmoste një autograf, siç citon “SkySport”, një tifoz nuk ka humbur rastin për ta provokuar.

“Kur do të na kërkosh falje për trajtimin e vitit të kaluar?”, e ka pyetur fansi, ndërsa Bonuçi ka replikuar: “Nuk duhet t’ju përgjigjem fjalëve, por duhet të tregoj gjithçka në fushën e lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *