Tifozi ndot një stol, Trabzonspori i jep dënim spektakolar

0

Në Shqipëri thuajse çdo javë ka debate për stola të thyer nëpër stadiume, dhe të rinj, si Elbasan Arena e Selman Stërmasi.

Ndërkaq, nga Turqia vjen një histori fantastike: Trabzonspori ka dënuar një tifoz se hipi me këpucë mbi karriken që i përkiste në stadium.

Trabzonspori sapo ka përfunduar ndërtimin e stadiumit të ri, që ka kushtuar 90 milionë euro dhe është krenaria e Trabzonit.

I natyrshëm zemërimi i klubit kur zbuloi një tifoz duke ndotur sedilen, ndaj e gjeti tifozin dhe i dha një dënim shembullor: pastrimin, një për një, të 10.000 stolave, dënim i pranuar pa bërë zë nga fajtori.

Klubi komenton: “Kur inauguruam stadiumin, thamë që është shtëpia jonë dhe si të tillë do ta trajtojmë. Në shtëpitë tona nuk  ngjitemi mbi divanë e karrike, ndaj duhet ta respektojmë stadiumin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image