Tifozi më i madh i Mesit, bën tatuazh firmën e argjentinasit

0

Tifozët ndonjëherë janë të prirur që të bëjnë dhe “çmenduri” për skuadrat e tyre apo lojtarë të veçantë që i konsiderojnë idhuj. Leo Mesi ka shumë fansa në të gjithë botën, por më të “çmendurin” ai e ka takuar pak ditë më parë.

Një i fiksuar pas argjentinasit kishte bërë tatuazh mbi shpinë portretin e sulmuesit. Sulmuesi i Barcelonës e ka parë këtë gjest të tifozit dhe në shenjë falënderimi ka shkuar dhe i ka dhënë një autograf mbi portretin e tij.

Nuk ka mbaruar këtu çmenduria e tifozit, i cili më pas ka shkuar dhe menjëherë e ka bërë tatuazh dhe firmën e Mesit. një veprim i madh që jo çdokush do e bënte. Mesi tani duhet të mendojë diçka tjetër për ta falënderuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.