Tifozi i veçantë i Tiranës bën formacionin ideal të 100 viteve, trajner Alla dhe president Stërmasi

Nga Klaudio Ndreca

Tirana ka një tifoz të veçantë të sajin, Muhamed Zalta, që e ndjek këtë skuadër prej shumë vitesh. E kthyer në një dashuri të vërtetë dhe të pamohueshme, ku stemat dhe logot e klubit bardheblu nuk e ndajnë për asnjë sekondë të vetme.

Edhe vendi ku Zalta punon duket sikur të jetë e klubit të Tiranës, pasi atje gjen gjithçka që ka lidhje me këtë ekip dhe historinë. Këtë herë tifozi në fjalë ndan ekipin më të mirë thuajse të 100-viteve sipas tij, më saktësisht nga viti 1920-2017.

Si trajner ideal është përcaktuar Myslym Alla, ndërsa presidenti më i mirë është Selman Stërmasi. Sigurisht që këto janë vetëm mendimet personale të Muhamed Zaltës, por në pjesën më të madhe të zgjedhjeve të tij, edhe mbështetësit e tjerë të Tiranës nuk do të lëviznin asgjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *