Tifozi i Napolit bën dedikimin e veçantë për Ançelotin dhe Alan

0

Napoli njihet si një qytet mjaft i pasionuar pas futbollit. Gjithashtu tifozeria e skuadrës napolitane njihet si një ndër më të zjarrtat në Itali. Ditën e sotme në rrugët e qytetit një nga picierët napolitanë ka bërë një gjest mjaft të veçantë.

Picieri ka bërë një dedikim ndaj trajnerit të ekipit, Karlo Ançelotit, si dhe mesfushorit me origjinë braziliane, Alan. Napolitani ka bërë dy pica, ku në qendër të tyre respektivisht te njëra është fytyra e Ançelotit ndërsa në picën tjetër fytyra e mesfushorit Alan. Një gjest me të vërtetë i veçantë nga tifozi i të kaltërve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.