(VIDEOT) Tifozi i Liverpulit në koma, UEFA kërcënon Romën!

0

Nëntë tifozë të arrestuar. Dy romanistë akuzohen për tentativë vrasje. UEFA reagon ashpër, priten masa ndaj Romës. Rrezikohet mbyllja e dyerve në “Olimpico”

Sherri ndërmjet një grupi huliganësh të Romë dhe disa tifozëve të Liverpulit ka qenë në qendër të vëmendjes një ditë pas takimit. Kjo për vetë faktin se një tifoz irlandez i Liverpulit (53 vjeç) ka përfunduar në koma pasi është goditur me sende të forta nga huliganët e Romës. Ai është goditur me një zinxhir në kokë dhe sipas raportimeve të medieve britanike ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru.

Sipas policisë britanike ka qenë një aksion blic i mirëorganizuar nga tifozët italianë, të cilët në një grup prej 40-50 personash kanë sulmuar tifozët e Liverpulit, duke i goditur me sende të forta. Pamjet nga rrethinat e “Anfield” kanë qenë rrëqethëse, teksa kamerat kanë fiksuar një tifoz të Romës me një çekan në dorë. Për fatin e tij të keq, tifozi 53-vjeçar i Liverpulit e ka gjetur veten në mes të sulmit të huliganëve romanistë dhe i pambrojtur është goditur me zinxhirë në kokë dhe tani po lufton me jetën në një spital të Liverpulit.

https://www.youtube.com/watch?v=0-xtLGLlatc

Arrestimet – Të gjithë skenat e shëmtuara janë filmuar nga të pranishmit dhe kanë ndihmuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e agresorëve. Sipas medieve britanike dhe atyre italiane bëhet fjalë për 9 tifozë të arrestuar me akuza të ndryshme. Për dy agresorët e tifozit irlandez akuzat janë vërtet të rënda.

 Roma fans attack Liverpool supporters on the way to Anfield. Two men have been arrested for the attempted murder of a fan

Veç zotërimit të mjeteve të forta e të rrezikshme, ata akuzohen për tentativë vrasje dhe tashmë rrezikojnë një dëmtim të ashpër në Angli. Ndërkaq për shtatë tifozët e tjerë të arrestuar rëndojnë akuzat e posedimit të mjeteve të forta, të rrezikshme, posedim kokaine, prishje të rendit publik e me radhë.

UEFA shumë e ashpër – Shumë i ashpër ka qenë dhe reagimi i organit më të lartë drejtues të futbollit në Evropë, UEFA-s. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke iu referuar ngjarjeve para takimit mes Liverpulit e Romës, UEFA ka dënuar ashpër dhunën e pashembullt dhe parashikon dënime të rënda. “UEFA është e shokuar nga ngjarjet para takimit në Liverpul.

Supporter seen with a hammer outside Anfield

Ne i qëndrojmë pranë familjarëve të tifozit të Liverpulit, pre e sulmit barbar. Autorët e këtij akti të padenjë nuk kanë vend në futboll dhe shpresojmë se do të dënohen me ashpërsinë më të amdhe të ligjit. Ne jemi në pritje të relacioneve përpara se të vendosim marrjen e mesave disiplinore”- thuhet në komunikatën e UEFA-s.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.