Tifozi i çmendur i ofron gruan Ibrës për të qëndruar tek Junajtid

0

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka qenë në fushë për të ndihmuar ekipin e tij në suksesin 2-0 përballë Ajaksit. Megjithatë, suedezi ka festuar me trofeun e fituar nga shokët e ekipit në fundin e ndeshjes. Dhe sigurisht kur flitet për Ibrën, çudirat nuk kanë të sosur. Teksa e ardhmja e tij tek “Djajtë e kuq” është në pikëpyetje, një tifoz i Mançesterit ka vendosur t’i dedikojë një pankartë tepër të veçantë, por dhe shumë “idiote” nga ana tjetër.

Madje, vetë Ibrahimoviç ka pozuar para banderolës me mbishkrimin: “Zlatan, qëndro dhe mund të flesh me time shoqe”, ku shfaqej edhe portreti i sulmuesit suedez. Dashuri e madhe, por lind spontane pyetja: A është ndopak tërheqëse gruaja, apo thjesht tifozi është lodhur me të dhe dëshiron ta heqë qafe?

Kontrata aktuale e Ibrahimoviçit me Mançesterin përfundon në fund të qershorit, por pritet që ai të firmosë rinovimin e saj. Ibrahimoviç është i dëmtuar në gju dhe pritet të kthehet në fushë në fillimin e vitit të ardhshëm, por të gjithë presin vendimin e tij se çfarë do të bëjë me Mançester Junajtidin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here