Tifozët tërbohen me Shik, por i qetëson… motra

Patrik Shik ka përjetuar një javë ferri, pasi sulmuesi i Romës humbi një rast të jashtëzakonshëm në shtesë ndaj Juventusit, duke qenë fajtor për humbjen e Romës, sipas tifozëve verdhekuq. Mediat e quajnë një dështim në merkato dhe tifozët e kanë sharë pa fund, por ndërkohë motra e tij, Kristina, i qetëson të gjithë, me fotot e saj superseksi dhe një video ku ka uruar të gjithë për festat. Nuk kanë munguar komentet humoristike: “Pjesa e saktë e familjes Shik”, “Pse nuk të ka ngjarë vëllai?”, “Dakord, po e falim edhe vëllain tënd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *