“Tifozët të mos na dëmtojnë klubin”/ Kërkesa e Tiranës, nuk e kalon lehtë vendimin e Disiplinës

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për javën e 18 të Superiores, atje ku Tirana e ka kaluar me paralajmërim për sjelljen e tifozëve në përballjen e fituar ndaj Bylisit 2-1. Nëse ekipet e tjera mund ta marrin lehtë këtë vendim, klubi bardheblu bën gjithçka për t’i shpëtuar gjobave të marra.

Në një njoftim të fundit në faqjen zyrtare, shkruan dhe kërkon nga tifozët që të mos dëmtojnë skuadrën me hedhjen e shisheve plastike apo sjelljet antisportive. Në rast të një përsëritje të veprimeve të gabuara në fundjavë me Luftëtarin, atëherë Tirana do të marrë dënim me gjobë nga Komisioni i Disiplinës. /Sport Ekspres/