Tifozët shkodranë premtojnë mbështetje masive ndaj Tiranës

0

 

 

Tifozët shkodranë premtojnë se të jenë të shumtë në mbështetje të Vllaznisë në ndeshjen e së dielës ndaj Tiranës, që do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, në orën 13:00. Organizimi i tifozëve kanë nisur preh disa ditësh dhe pritet që në stadium të prezantohen edhe me një koreografi dinjitoze. Drejtuesit e klubit kanë marrë një kërkesë prej tifozëve për sigurimin e 5 autobusëve për udhëtimin drejt Pukës.

Kërkesë që ka habitur krerët e Vllaznisë, ngaqë u është dukur e ekzagjeruar, megjithatë tifozët kanë garantuar se numri i tyre do të jetë i madh këtë herë dhe për këtë arsye kërkesa u është plotësuar. Falë donatorëve të ndryshëm apo me paratë e klubit, është bërë e mundur sigurimi i autobusëve. Madje nuk përjashtohet mundësia që, nëse ka kërkesa edhe për më shumë, të sigurohen edhe ato, vetëm e vetëm që në stadiumin e Pukës të ketë sa më shumë tifozë për këtë takim.

Vllaznia vjen në këtë duel në formë, ndërsa duhet të shfrytëzojë edhe problemet që ka kundërshtari kohët e fundit. Në rrjetet sociale, nga grupimi “Vllaznit Ultras”, po bëhet thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të atyre që e duan me shpirt Vllazninë. Nisja drejt Pukës bëhet të dielën në orën 10:00 në qendër të qytetit të Shkodrës. Pritet që numri i tifozëve shkodranë në “Ismail Xhemali” të jetë mbi 500 këtë herë dhe kjo natyrisht që është diçka pozitive.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image