Tifozët pushtojnë fushën, kaos në Bregu i Fildishtë-Senegal

0

Një ndeshje miqësore mes Bregut të Fildishtë dhe Senegalit në Charlety Stadium në Paris u ndërpre mbrëmë, kur një grup tifozësh u futën në fushë.

Sadio Mane i dha avantazhin Senegalit nga pika e bardhë në pjesën e dytë, ndërsa dy minuta më pas barazoi Siriak Gohi Bi për Bregun e Fildishtë, para se të fillonte pushtimi i fushës.

Në minutën e 88-të një grup i madh tifozësh kërcyen nga rrethimi i fushës dhe u turrën drejt lojtarëve, ndërkohë që stjuardët e stadiumit ishin të paktë në numër dhe nuk patën mundësi të ndalnin agresionin.

Më i pafati ishte futbollisti i Senegalit Lamine Gasama, i cili u godit nga një prej personave që u futën në fushë. Kjo bëri që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes dhe arbitri i takimit vendosi ndërprerjen përfundimtare të sfidës.

Edhe miqësorja Nigeri-Burkina Faso, që duhej të luhej në Barnet të Anglisë dje, nuk u zhvillua fare, pasi 7 lojtarë nga Burkina Faso nuk morën dot vizën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Spectators burst onto the field as security tried stopping them

One supporter is swarmed by officials as chaos broke out in Paris

Fans can be seen sneaking into the stadium over a fence

Fans were free to roam around the stadium as they climbed barriers

Fans climbed down the tiers of the Stade Sebastien Charlety

Lamine Gassama was attacked by a pitch invader

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here