Tifozët nuk ndryshojnë qëndrim, bojkot dhe kundër Partizanit

Kukësi ka humbur tifozët në këtë fillim edicioni. Mbështetësit kuksianë nuk e pranojnë sjelljen e klubit këtë verë, me largimin e trajnerit dhe disa lojtarëve, ndërkohë që nuk kanë  qenë dakord as me vendimin që skuadra e tyre të drejtohet nga Mlladen Milinkoviç, i cili është me origjinë serbe. Diçka të tillë ultrasit e Kukësit e kanë deklaruar që në emërimin e teknikut 49-vjeçar dhe nuk po ndryshojnë qëndrim. Edhe pse përballë Partizanit pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante, lojtarët do të duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre të 12-të. Mësohet se përplasja e tifozëve me klubin nuk është vetëm çështja e trajnerit, por dhe pakënaqësitë që kanë pasur më parë me presidentin e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *