Tifozët nga Kukësi e Kamza me autobusë falas

0

Kukësi kërkon kalimin në turin tjetër të Ligës së Europës dhe duhet të përmbysë humbjen e parë me rezultatin 1-0 me Austrinë e Vjenës. Në kampin verilindor ka besim për diçka të tillë, ndaj presidenti Safet Gjici kërkon mbështetjen e tifozëve në këtë përballje.

Ai ka vendosur në dispozicion të tifozëve autobusë falas, në mënyrë që në krah të ekipit të Kukësit të ketë sa më shumë mbështetje, e cila është e nevojshme në një përballje të tillë. Nga qyteti verilindor sot do të nisen 2 autobusë me tifozë. Grumbullimi i tyre do të bëhet te stadiumi “Zeqir Ymeri” dhe nisja në orën 13:00. Sakaq, do të jenë dhe 3 autobusë falas për tifozët që do të udhëtojnë nga Kamza, teksa një pjesë e madhe e tyre do të shkojnë në Elbasan me mjete private, për t’i dhënë mbështetjen e duhur kuksianëve në objektivin për të përmbysur Austrinë e Vjenës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image