Tifozët e Vllaznisë vihen në lëvizje! Kompromisi i vetëm është privatizimi i klubit

Ndërkohë që skuadra e Vllaznisë i është rikthyer stërvitjes dhe gjërat po shkojnë drejt normalitetit, tifozët e shumtë të Vllaznise duket se nuk janë në këtë mendje. Ata kanë filluar tashmë të mblidhen të gjithë së bashku për të shpëtuar Vllazninë. Kanë filluar që me ngacmimet ndaj Bashkisë Shkodër dhe ndaj Kryebashkiakes Znj.Ademi e deri tek antarët e Këshillit Bashkiak. Mesa duket durimi u ka sosur dhe ata po përgatisin një protestë të madhe dhe gjithpërfshirëse siç vetë e quajnë.

Nuk u besojnë fjalëve, por duan fakte. Të kontaktuar nga redaksia e Sport Ekspres ata theksojnë se kompromisi i vetëm është privatizimi. “Kemi filluar me këtë mënyrë për t’i dhënë te kuptojnë se ne duam privatizimin e menjëhershëm. Po përgatitemi fuqimisht në të gjitha drejtimet që protesta të jetë e madhe, kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse.

Do jenë të gjitha kategoritë e njerëzve, jo vetëm tifoz. Duam nga Bashkia dhe Keshilli Bashkiak që të zhbllokojnë në mënyrë urgjente procedurat për privatizimin e klubit Vllaznia. Nuk vazhdohet më keshtu! Vllaznia nuk është një ekip mediokër, por një emblem e futbollit shqiptar. Kemi më shumë se 8 vite që presim e presim. Tani MJAFT! Vllaznia është e jona dhe jo e politikanëve”, mbyllet reagimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *