Tifozët e Skënderbeut me banderolën kundër Partizanit: Profesioni i së shkuarës dhe sot vazhdon

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në ndeshjen që dhurojë shumë spektakël, gola dhe emocione. Ndërkohë shumë të zjarrtë ishin edhe tifozët në shkallët e stadiumit, ndërsa fusha është përfshirë nga tymi në disa minuta.

Një banderolë për klubin e Partizanit erdhi nga ana e “UED”, duke ditur historinë e përplasjeve dhe marrëdhënieve mes dy tifozerive. Megjithatë pritet që për Skënderbeun të ketë një dënim nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tifozëve, por për ta më e rëndësishme mbetet fakti që janë gëzuar me skuadrën e tyre për marrjen e tre pikëve ndaj Partizanit. /Sport Ekspres/