Tifozët e Sëlltikut sherr e shamatë në Bruksel

 

Pragndeshja e Ligës së Kampioneve mes Anderlehtit dhe Sëlltikut nuk ka kaluar pa probleme. Teksa mungojnë vetëm disa minuta nga fillimi i takimit, mediat britanike raportojnë një pjesë e tifozëve skocezë që kanë mbërritur në Bruksel kanë shkaktuar trazira dhe janë përleshur me policinë e kryeqytetit belg.

Në fakt kanë qenë me mijëra ata që kanë udhëtuar nga Skocia drejt Brukselit, por vetëm një pjesë e vogël ka qenë problematike për policinë lokale.

Klubi i Anderlehtit i ka paralajmëruar tifozët e Sëlltikut të mos udhëtojnë për në Bruksel nëse nuk janë të pajisur me bileta, por udhëzimet e belgëve janë shpërfillur në masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *