“Tifozët e Partizanit na kanë hapur probleme”, vjen reagimi: Sokol Neziri, ku i pe?!

Para ndeshjes mes Skënderbeut dhe Kastriotit, lojtarët juglindor ranë pre e një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar. Situata shkoi deri në atë pikë sa drejtuesit e klubit korçar menduan dhe të mos zbrisnin në fushë, por ndeshja u zhvillua normalisht. Lojtari i Kastriotit, Sokol Neziri, lojtari i Kastriotit, foli për ngjarjen që ndodhi në Fushë-Krujë pas ndeshjes me Skënderbeun.

Lojtari në fjalë deklaroi se personat mund të kenë qenë mbështetës të Partizanit, duke hequr disi përgjegjësinë nga klubi i tij. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i drejtuesve të Partizanit të cilët habiten se si Neziri i ka identifikuar tifozët, duke qenë se ai ka qenë në mbledhje me skuadrën, siç trajneri Devolli deklaroi pas ndeshjes, kur u pyet për ngjarjen.

“Klubi merr shkas të reagojë në lidhje me informacionet apo deklaratat live të përcjella në media për incidentin e ndodhur përpara takimit Kastrioti – Skënderbeu i vlefshëm për javën e 20.

Është e vërtetë që Klubi i Futbollit Partizani gëzon simpatizantë dhe mbështetës në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Por, është po aq e vërtetë se përgjatë gjithë ecurisë së këtij kampionati (dhe jo vetëm), tifozeria jonë është tifozeria më korrekte në stadiume. Për asnjë moment tifozeria e Partizanit nuk ka shfaqur akte dhune as ndaj lojtarëve të ekipeve rivale as ndaj zyrtarëve te ndeshjes, përfshirë edhe arbitrat dhe as te ketë qenë iniciatore e dhunës ndaj çdo tifozerive kundërshtare dhe në çdo stadium te vendit. Nuk e kuptojmë sesi lojtari Kastriotit Neziri arriti të identifikojë agresorët e sulmit ndaj lojtarëve të Skënderbeut, të cilët në transmetim direkt i ka cilësuar si pjesëtar të tifozerisë së Partizanit, kur ndërkohë skuadra Kastriotit, siç edhe e deklaroi trajneri Devolli, në ato momente ka qenë duke zhvilluar analizën në dhomat e zhveshjes në prani të të gjithë pjesëtarëve te Kastriotit. Klubi dënon incidentin e ndodhur në Fushë Krujë dhe thekson se ngjarje të tilla nuk duhet të cënojnë aktorët e lojës së futbollit”.

https://www.facebook.com/partizaniclub/photos/a.264934397034297/1002053853322344/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *