Tifozët e Napolit të zemëruar nga Gatuzo: I thoni presidentit De Laurentis, të telefonojë Edi Rejën

Napoli vazhdon të jetë në një gjendje të rënduar sa i përket situatës në kampionat, teksa gjendet në mesin e tabelës. Pavarësisht ardhjes së Gatuzos, vazhdohet të merren humbje dhe nuk po rikthehen rezultatet pozitive.

Në mbrëmjen e djeshme do të ishte Fiorentina që fitoi në shifrat 0-2, falë realizimeve të Chiesa dhe Vlahovic. Ndërkohë tifozët janë irrituar me paraqitjen e ekipit të Gatuzos, duke kërkuar një shpëtim për këtë situatë. Disa prej tyre sipas asaj që raporton media italiane “Il Matino”, kanë kërkuar trajnerin e Shqipërisë.

“Thuaji presidentit De Laurentis të telefonojë Edi Rejën sepse tani duhet të mendojmë për të shpëtuar veten tonë”, ishte kryefjala e mendimeve të tifozëve pas Fiorentinës. /Sport Ekspres/