Tifozët e Milanit nuk pyesin për acarin, radhë pa fund për një biletë për derbin

Avullojnë biletat e derbit milanez: sfida e vitit për tifozët e të dy krahëve në Milano pritet të jetë shumë e nxehtë dhe natyrisht stadiumi do të vishet kuqezi, sepse ndeshja konsiderohet në fushën e Milanit.

Prej ditësh ka entuziazëm të paparë në ambientin kuqezi dhe triumfi ndaj Romës e Lacios ka bërë që biletaritë të përmbyten nga tifozët. Ditën e sotme ka pasur radhë të gjata dhe paraditen e sotme kishin mbetur vetëm 2 mijë bileta pa shitur, por që natyrisht nuk kanë mbetur gjatë pa pronarë.

Ndërkaq, shumë tifozë janë në radhë edhe për të blerë bileta për ndeshjen kundër Arsenalit, një finale e vërtetë në Europa League, ku Milani kërkon të shkojë deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *