Tifozët e Liverpulit e teprojnë, një banderolë skandaloze me Origin dhe organet gjenitale

Një situatë tërëisht për t’u evituar ishte ajo para nisjes së ndeshjes mes Genk dhe Liverpulit. Disa tifozë anglezë e kishin tepruar me banderolën e hapur në stadium.

Atje gjendej sulmuesi i tyre, Origi, në një foto të modifikuar me organet gjenitale të një tjetër personi, sipas asaj asaj që raporton “Daily Mail”. Kjo ka ardhur pikërisht në përballjen ndaj ish-ekipit ku e ka nisur më parë karrierën ky lojtar.

Menjëherë ishin zyrtarët e Liverpulit që ndërhyn për të zgjidhur gjithçka. Ata kërkuan dhe larguan menjëherë banderolën në fjalë 30 minuta para nisjes së ndeshjes. Gjithsesi kjo nuk do të shpëtojë klubin anglez nga dënimi i UEFA-s. /Sport Ekspres/