Tifozët e Lazios “ngacmojnë” ish-trajnerin Reja, zbardhen mesazhet: Mister a po na sheh?!

Dashuria e vjetër nuk harrohet. Kujtime sido qofshin të hidhura a të lumtura, mbeten në memorje dhe përcillen me kohën. E tillë është edhe historia e trajnervëve me lojtarët, trajnerëve me tifozët apo lojtarëve me tifozët. Më konkretisht, tifozët e Lazios janë ata që nuk e harrojnë lehtë ish-teknikun e tyre Edy Reja.

Në një intervistë dhënë së fuundmi për mediat laciale, trajneri i kombëtares së Shqipërisë rrëfen se edhe sot ka tifozë lacialë që e përshëndesin dhe i kërkojnë mendim mbi ecurinë e skuadrës. Në një periudhë ku Lazio po ecën mjaft mirë, tifozët janë ata që të mos zgjohen nga kjo ëndërr e bukur port a përjetojnë atë deri në fund. Pikërisht Reja ka dhënë një mesazh për tifozët e kaltër duke u thënë se duhet të ndihen krenar për skuadrën e tyre.

“Tifozët e kaltër duhet të jenë krenarë për paraqitjen e shkëlqyer që po bën Lazio. Ata e meritojnë atë. Unë e shikoj shpesh Lazion dhe skuadrat që kam trajnuar dhe është një gëzim i vërtetë për të parë Lazio si luan. Ndoshta shpreh futbollin më të mirë, është skuadra që luan topin më mirë. Tifozët duhet t’i besojnë skuadrës, ata nuk kanë kupat dhe presionin nga ekipet e tjera. Unë jam akoma shumë i afërt me Lazion dhe disa grupeve të tifozëve “Biancocelesti”. Unë akoma marr mesazhe nga tifozët që më shkruajnë ‘Mister, a e shihni se si luajmë?’ Dhe unë jam i lumtur me këtë dashuri dhe atë që po bën ekipi “-ka thënë Reja në intervistë./Sport Ekspres/