Tifozët e Junajtidit kundër Murinjos, duan sqarime

0

Tifozëve të “Djajve të kuq” nuk i kanë pëlqyer kritikat e shpeshta të Murinjos dhe kanë kërkuar takim me trajnerin portugez për të sqaruar pozicionet

Ajo që pritej ka ndodhur. Tifozëve të Mançesterit duket se i ka ardhur në majë të hundës me kritikat dhe ankesat e shpeshta të trajnerit Murinjo në adresë të tyre. Ata kanë vendosur të reagojnë, duke kërkuar një takim me trajnerin portugez për të diskutuar shqetësimet e tij në lidhje me atmosferën e krijuar në “Old Trafford” gjatë ndeshjeve të Mançesterit. Ka qenë shoqata e tifozëve të Mançesterit “Manchester United Supporters Trust” që ka kërkuar takim me Murinjon. Tensionet mes trajnerit portugez të Mançesterit dhe një grupi të tifozerisë së “Djajve të kuq” janë kthyer në qendër të vëmendjes në ditët e fundit pas ankesave të trajnerit se ata nuk po mbështesin sa duhet ekipin. Kulmi arriti të shtunën në përballjen kundër Totenhamit, kur në fund të ndeshjes Murinjo drejtoi gishtin heshtjes në adresë të tifozëve. Gjesti i tij në fushë u sqarua dhe në konferencën për shtyp ku Murinjo vijoi me sulmet ndaj tifozëve të Junajtidit. Si të mos mjaftonte kjo, Murinjo lëshoi një tjetër “shigjetë” drejt tyre para ndeshjes kundër Benfikës kur deklaronte: “Shpresoj që kundër Benfikës, tifozët të argëtohen më shumë se ndaj Totenhamit”. Komentet e Murinjos kundër tifozëve të Mançesterit nuk janë diçka e pazakontë për të. Edhe më parë e ka bërë një gjë të tillë. Ai i ka provokuar edhe më shumë duke u kujtuar atyre tifozët e Liverpulit dhe mbështetjen e tyre ndaj “The reds”. Këtë herë Murinjo ka gjetur një shkak tjetër, duke u vënë mes tyre dhe Lukakut. Në plan të parë Murinjo duket i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve të tij ndaj Lukakut. “Mendoj se Lukaku meriton më shumë respekt. Ai është io paprekshëm për mua dhe tifozët duhet ta mbështesin”- ka thënë ndër të tjera Murinjo.
Reagimi i tifozëve – Përpara se situata të nxehet dhe më shumë një përfaqësi e tifozëve të Mançesterit nëpërmjet “Manchester United Supporters Trust” kanë dalë me një deklaratë ku i kërkojnë një takim Murinjos për të sqaruar pozitat mes tyre. “Tifozët tanë kanë pikëmapmje të ndryshme se si duhen interpretuar komentet e trajnerit tonë Zhoze Murinjo. Është për t’u theksuar se të gjithë dëshirojmë të krijojmë një atmosferë sa më të ngrohtë në stadium dhe emi të bindur se atmosfera është përmirësuar ndjeshëm. Mund të rendisim një numër të gjatë faktorësh që kanë ndikuar në zbehjen e atmosferës në stadium gjatë dekadave, disa prej të cilave mund të zgjidhen falë një bashkëpunimi më të mirë mes klubit dhe tifozëve. Tifozët e Mançesterit janë të gatshëm dhe do të vlerësonin mundësinë e një takimi me trajnerin Murinjo në lidhje me shqetësimet e tij për sjelljen tonë në stadium”- thuhet në një komunikatë të “Manchester United Supporters Trust”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image