Tifozët e Interit nuk durojnë më: Të mallkuar!

0

Atmosferë lufte në Milano, ku të dyja skuadrat po paraqiten shumë dobët. Nëse te Milani sapo kanë ardhur kinezët dhe tifozët po presin verën, për të parë ambiciet e tyre, tek Interi tifozët janë të dëshpëruar dhe inatin kryesor e kanë me lojtarët, por natyrisht dhe me drejtuesit.

E famshmja “Curva Nord”, ku mblidhen tifozët më të egër të Interit, do të organizojë protesta nesër në ndeshjen kundër Sasuolos dhe klima është shumë e tendosur.

Para ndeshjes në San Siro do të shpërndahet revista e tifozëve dhe kopertina është publikuar që sot.

Është një kopertinë e rëndë, me një mesazh të qartë: “Të mallkuar!!! Nuk jeni të denjë për ne”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here