Tifozët e Interit braktisin stadiumin

0

Lufta mes tifozerisë ultra të Interit dhe klubit zikaltër vazhdon e bëhet më e egër.

Tifozët janë me të drejtë tepër të zhgënjyer dhe ka kohë që u janë kthyer kundër lojtarëve e drejtuesve.

Sot ka vazhduar protesta e parulla, duke përjashtuar nga kritikat vetëm ish-trajnerin Stefano Pioli, të cilit i ishte kushtuar një parullë falënderimi.

Ndërkaq, në minutën e 20-të të Inter-Sasuolo tifozët e Curva Nord shpalosën një parullë: “Duke qenë se mbështetjen tonë nuk mund ta meritoni, atëherë ne po ikim të hamë drekë”. Pas shpalosjes së saj, tifozeria ultra braktisi stadiumin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here