Tifozët e identifikuar dhe derbi i ardhshëm/ Nuk shpëtohet, ja si gjenden fare lehtë fajtorët në “Air Albania”

0

Tema më e nxehtë në Shqipëri sa i përket pjesës sportive, është sjellja e tifozëve në stadiume. Pavarësisht se jo në masë të madhe, por vazhdon të ketë një dëm të madh mbi “Air Albania” dhe stolat që thyen duke u mos u kontrolluar dot emocionet.

Kur kjo ndodh në ndeshjet “e zakonshme” të Superiores, atëherë derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë edhe më i nxehtë. Policia ka vepruar për të ndëshkuar personat përgjegjës, ndërsa kamerat e sigurisë e kanë fare të lehtë që të gjejnë me figurë dhe veprime aktet e bëra. Disa kohë më parë “REPORT TV” zbuloi pamjet sesi operatorët e kamerave të policisë shohin gjithçka ndodh brenda dhe jashtë stadium, në territoret që lidhen me të.

Nëse një tifoz hedh një objekt në fushë dhe kërkon të fshihet, duhet ta harrojë, pasi në pamje i zbulohet edhe detaji më i vogël. /Sport Ekspres/

(Sekuenca që duhet të shihni, minuta 17:00-18:20)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.