Tifozët e Dinamos të irrituar: T’i gëzoni shkallët bosh!

0

Dinamo vuan prej kohësh mungesën e ambienteve për t’u stërvitur, por dhe për një stadium, ku të luajë ndeshjet zyrtare. Duke mos pasur kushte, skuadra nga kryeqyteti, takimet si pritëse i zhvillon në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmëz.

Skuadra blu vuan dhe mungesën e tifozëve, që ndeshje pas ndeshje rrallohen, por tani duket se numri i tyre do të reduktohet akoma dhe më shumë, kjo për shkak se tifozët duhet që të paguajnë bileta.

Tifogrupi “Blue Boys” ka reaguar përmes një postimi në faqen e tyre, ku theksohet se nuk është e pranueshme që në kushtet që ofron kompleksi ku skuadra e tyre luan ndeshjet si pritëse të kërkojë dhe bileta.

“T’i gëzoni shkallët bosh! Nuk pranojmë as të na fusni në kafaz (si ky në foto) e as të paguajmë bileta sepse kështu do pronari i kompleksit, e aq më pak pa lajmërim paraprak!Paguajmë edhe trefishin e çmimit të biletës (duke paguar 4 here bilete autobusi apo karburant për makinën) deri atje. Do paguajmë edhe kur të luajmë në stadium por jo kur luajmë nëpër fusha fshati dhe e shohim ndeshjen në breg të lumit”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.