Tifozët e Atletikos së Madridit këndojnë kundër Grizman, i urojnë më të keqen si…katalanas

Barcelona është duke luajtur ndaj Atletiko Madridit në “La Liga”, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në një barazim pa gola. Por nëse ky rezultat mbetet ende i tillë, heroi është një dhe i vetëm, Ter Stegen. Portieri katalanas ka bërë disa pritje dhe ndërhyrje të mrekullueshme, për të mbajtur skuadrën e tij në këtë barazim.

Minuta kulminante ishte ajo e 20, kur edhe pse lojtari kundërshtari ishte vetëm 3 metra larg Ter Stegen, nuk ka arritur ta mposht për shkak të reflekseve të tij që bëjnë mrekullira. Ndërkohë një tjetër element që bëri përshtypje ishte kthimi i Grizman në shtëpi, por tani me fanellën e Barcelonës. Tifozët e Atletikos nuk e kanë pritur mirë, madje duke kënduar dhe uruar vdekjen e futbollistit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *