Tifozët e Arsenalit shfrenojnë fantazinë, fanellat e reja “me pika gjaku” krahasohen me kostumet e “Hallowen-it”

0

Ndodh shumë herë që fanella e zgjedhur nga një klub për të filluar sezonin e ri të mos kënaqë tifozët e tij, të cilët asnjëhere nuk hezitojnë të shprehin mospëlqimin e tyre. E njëjta gjë duket se ka ndodhur tek Arsenali, ku mbështetësit e kësaj skuadre kanë mbetur tejet të zhgënjyer nga fanella e prezantuar nga kryesia. Shumë prej tyre kanë shfrenuar fantazinë duke e barazuar atë me veshjet e frikshme të Hallouinit.

Në rrjetin social “Twitter” tifozët kanë bërë krahasime nga më të çuditshmet të cilat janë dhe paksa gazmore. “Është veshje për Hallouin? ”, ka shkruar dikush. “Ndoshta është për të trembur kundërshtarët dhe për të fituar në transfertë? ” – ka thënë një person tjetër. “Do të dukemi si zombi dhe zombit humbasin gjithmonë në fund”- ishte komenti i një tifozi të revoltuar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.