Tifozeria e çuditshme, fëmijë vlonjatë brenda, shumë lushnjarë jashtë

Skena vërtet interesante nga Lushnja, ku sot u luajt Lushnja-Flamurtari. Në stadium ishin të pranishëm disa dhjetëra fëmijë, të ardhur nga Vlora në vend të Flotës Kuqezi, që nuk u lejua të udhëtonte, pas gjobës së fundit. Zërat e fëmijëve dëgjohej shpesh dhe në fund e gjithë festa ishte për këta fëmijë, me lojtarët e Flamurtarit që shkuan t’i takonin, duke festuar së bashku.

Ndërkaq, lushnjarët nuk ishin të shumtë në stadium, por numri i tyre erdhi në rritje, ndërkohë që të bënte përshtypje nj skenë e çuditshme, sepse jashtë hekurave rrethues të stadiumit ishin dhjetëra tifozë që ndiqnin ndeshjen. Varfëri, dakord, por për një biletë 200 lek të reja, një herë në dy javë, ndoshta duhet bërë zemra gur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *