Tifoz i Juventusit dhe ishte pranë La Liga, Uzuni zbulon: Fola me presidentin e tyre, nuk e kuptova as unë

Myrto Uzuni ishte shumë pranë La Liga-s, atje ku do të luante me fanellën e Majorkës. Por në momentet e fundit është prishur një marrëveshje që dukej thuajse e mbyllur. Në një prononcim për “Zona Gol”, sulmuesi i Kombëtares ka zbuluar më tepër në lidhje me këtë çështje. Tifozi i Juventusit dhe idhull ka Kristiano Ronaldon, ndërsa tregohet i duruar edhe me zgjedhjet e Rejës, duke mos shprehur pakënaqësi, pavarësisht vendimeve të trajnerit italian për grumbullimet te Kombëtarja.

“Jam tifoz i Juventusit dhe mendoj se do e fitojnë Serinë A. Isha në bisedime me presidentin e Majorkës dhe drejtorin e tyre, por nuk e di ende përse u prish në momentet e fundit, sepse ishte gjithçka e mbyllur. Festimi me telefon kur nuk më thirri Kombëtarja? Nuk ishte për të treguar diçka kundër trajnerit. Ai duhet të thërras lojtarët më në formë dhe ne duhet të japim maksimumin në klubet tona. Dua të falenderoj presidentin e Laçit që ka besuar shumë te mua dhe shpresoj që t’ia kemi shpërblyer”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *