Tiago zgjat “martesën” me Bajernin

0

Bajerni i Mynihut ka nisur fuqishëm punën për të ardhmen, pas eliminimit të hidhur nga Liga e Kampioneve. Ditën e djeshme klubi gjerman zyrtarizoi blerjen përfundimtare të mesfushorit francez Koman nga Juventusi për 21 milionë euro, ndërsa sot ka ardhur lajmi i radhës: Tiago Alkantara ka rinovuar kontratën e tij, duke e çuar datën e skadencës nga 2019 në 2021.

Në këtë mënyrë, Bajerni u ka dhënë fund spekulimeve rreth një kthimi të mundshëm të Tiagos në Barcelonë, prej ku u largua në vitin 2013, për të ndjekur Pep Guardiolën, i cili e dëshironte me çdo kusht në Bavari.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Mynih. – ka deklaruar Tiago për televizionin e Bajernit – Do të qëndroj këtu edhe për shumë kohë dhe do të përpiqem të fitojë edhe më shumë tituj në vitet e ardhshëm. Nuk e kam menduar kurrë se do të qëndrojë kaq gjatë te Bajerni, por ndihem mirë dhe jam i lumtur që do të punoj edhe për disa vite për këtë klub. Dua të fitoj Ligën e Kampioneve me këtë skuadër, do të qëndroj derisa ta fitoj”.

I kënaqur edhe drejtori administrativ Karl-Hainc Rumenige: “Është këtu prej 4 vitesh, i ka treguar me kohë cilësitë e tij të mëdha. Ka qenë një sezon i shkëlqyer për të, ka qenë një lojtar kuç për skuadrën dhe jemi shumë të lumtur që kemi rinovuar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image