Tiago Silva: Tifozë na falni, e njëjta gjë i ndodhi Realit

Kapiteni i PSG-së e kishte të vështirë për të gjetur fjalët para kamerave pas eliminimit nga Champions. Gjëja e parë që braziliani bëri ishte t’u kërkonte falje tifozëve të Parisit, ndërsa e cilësoi të turpshme atë çfarë ndodhi.

“E vetmja gjë që mund të themi në këtë momenti është që t’i kërkojmë falje tifozëve tanë. Na falni, vetëm këto fjalë mund përdor në këtë moment. Është shumë e vështirë për të shpjeguar çfarë ndodhë. Dhamë gjithçka, por nuk na eci”.

“Është për të ardhur turp, sepse luajtëm shumë mirë jashtë fushe, ndërsa këtu në stadiumin tonë nuk bëmë dot për të cilën u përgatitëm. Ishte një ndeshje e një niveli të lartë, ne fituam jashtë 2 – 0, ndërsa ata na rrahën këty, i tillë është futbolli ndonjëherë”.

“E njëjta gjë i ndodhi Realit, pasi dhe ata kishin fituar ndeshjen e parë në transfertë. Penalltia? Nuk e kam parë videon, por arbitri më dha se për vendimin u konsultuan tre gjyqtarë dhe të gjithë ishin dakord për ta dhënë 11-metërshin. Më pas nuk patëm kohë për të reaguar”, tha Silva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *