Tiago Silva: Milanin nuk do e refuzoja

0

Tiago Silva vazhdon të koleksionojë gjithë trofetë e mundshmë në Francë, me fanellën e PSG-së, ndërsa tani kërkon të realizojë ëndrrën e jetës, triumfin në Kupën e Botës me Brazilin.

Ish-mbrojtësi i Milanit ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ndër të tjera ka kujtuar të shkuarën e tij kuqezi: “Milani është dhe do të jetë gjithnjë në zemrën time. Jam tifoz i madh i kuqezinjve, futbolli italian dhe evropian ka nevojë për Milanin. Rruga për t’u kthyer në majë është e gjatë, por kur bëhet ndryshim total nuk është e lehtë për askënd. Gatuzo po bën një punë të shkëlqyer, mund të jetq ai vlera e shtuar për të ardhmen, sepse nuk dorëzohet kurrë. Për titullin Juventusi mbetet më i forti, por duhet parë çfarë do të bëjnë rivalët. Milanit i duhen dy futbollistë të mëdhenj”.

A do të kthehej Tiago te Milani? “Kam shumë vite në Paris, jam mirë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet, gjithçka është e mundur. Si mund ta refuzoja Milanin? Një skuadër që mbetet në zemrën time, do ishte fantastike të kthehesha ndoshta për ta mbyllur aty karrierën”.

Kupa e Botës në plan të parë: “Kundër Austrisë treguam se jemi mirë, edhe pse nuk ishte aq e lehtë sa mendohej. Duam të shkojmë deri në fund, synimi ynë është të rikthejmë trofeun në Brazil”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.