Tiago Silva e Di Maria në stol, nervat i zbrazin bashkëshortet

PSG u mund dje në Madrid dhe një ndër pikëpyetjet e mëdha pas ndeshjes ishte ulja në stol e kapitenit Tiago Silva dhe mesfushorit Angel Di Maria.

Lojtarë të nivelit të lartë, me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe me mentalitet fitues, por nuk ka mjaftuar për trajnerin Unai Emeri, që pas ndeshjes u kritikua ashpër nga mediat, si për këto lëvizje, ashtu edhe për faktin se në qendër të mesfushës luajti argjentinasi 21-vjçar Lo Celso, pa asnjë eksperiencë ndërkombëtare.

Tiago Silva e Di Maria nuk kanë folur, por e kanë bërë bashkëshortet e tyre, në Instagram.

“Taktikë, taktikë, apo taktikë????!!!!”, shkruante bashkëshortja e Tiago Silvës pas ndeshjes.

Ndërkaq, bashkëshortja e Di Marisë, Horgelina Kardoso, ishte edhe më e ashpër me trajnerin Unai Emeri, pa ia përmendur emrin: “Përpjekjet e tua + puna jote e madhe + golat e tu + asistet e tu + forma jote më e mirë = STOL. Po ku marrim vesh ne nga futbolli, jemi femra…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *