“Ti nuk mund të japësh minuta shtesë”, konflikti i Marantas me Jorgjin dhe bojkoton intervistën

Trajneri i Luftëtarit, Marantas, ka shpërthyer në minutat e fundit në barazimin mes Luftëtarit dhe Bylisit. Aspak nuk e kishte vëmendjen trajneri i bluzinjve te përballja në minutat e fundit, që u mbyll në shifrat 1-1.

E gjitha ajo që ndodhi, ishte se tabela elektronike ishte prishur dhe nuk mund të kryhej një zëvendësim te Luftëtari në minutat e fundit. Kjo solli tensionimin e madh te vendasit, me Marantas që ka debatuar me gjyqtarin e katërt.

Ndërkohë Jorgji ka ardhur për ta qetësuar. “Ti nuk mund të japësh minutat shtesë, pasi nuk punon tabela elektronike. Ashtu si nuk më lejohet mua të kryej zëvendësimin”, ishin fjalët e Marantas drejtuar kryesorit të takimit. Pra trajneri e kishte humbur tërësisht vëmendjen nga loja në ato minuta kritike. Gjithashtu ka bojkotuar edhe intervistën pas ndeshjes, ndërsa nga ana e Bylisit gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë sa i përket qetësisë. /Sport Ekspres/