“Ti meriton më shumë”, Jasir Asani për Besnik Feratin dhe golin e mrekullueshëm: Të takon numri “10” te Partizani

0

Goli i mrekullueshëm i Besnik Feratit ishte nga ato pak gjëra që te Partizani do të kujtohet në ndeshjen e djeshme kundër Skënderbeut. Një tjetër humbje e të kuqëve në rezultatin 1-2, duke u afruar edhe më tepër me zonën e ftohtë.

Ndërkohë Jasir Asani që ndodhet te AIK, e ka uruar Feratin për golin e realizuar. Sipas lojtarit që la gjurmë te Partizani që u shpall kampion në sezonin e shkuar, Ferati meriton më shumë besim te kryeqytetasit. Gjithashtu duke thënë se i takon numri “10” në fanellë, për të paralajmëruar shpërthimin e një futbollisti që mund të ketë suksese të mëdha te Partizani. /Sport Ekspres/


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.