T’i jepet Seria A ekipit të Atalantës! Nis peticioni për mbledhjen e firmave, kërkohet fitues nderi në Itali

Teksa në Itali kishte një përleshje në distancë mes Agnelit dhe Lotitos, presidentët e Juventusit dhe Lacios, sa i përket vendit të parë në Seria A, ka nisur edhe një peticion në Itali.

Sipas asaj që raporton “Ansa” në platformën “Change”, është krijuar peticioni për t’ia dorëzuar titullin e kampionit në tavolinë Atalantës. Kjo për shkakun e Koronavirusit, që preku në Itali më së shumti zonën e Bergamos.

Ndërkohë COVID-19 ndali ecurinë brilante të ekipit të Gasperinit, por më së shumti në “Champions League”, pasi në Seria A nuk është në të njëjtin nivel si në sezonin e shkuar. Pra ajo që kërkohet nga ky grup është që Skudeto këtë herë të ketë një fitues nderi. /Sport Ekspres/