Thyhet Ronaldo, Mesi i merr një tjetër rekord

Kristiano Ronaldo është një goleador i lindur dhe ylli portugez kudo që ka luajtur, ka qenë golashënues. Edhe këtë sezon në Serie A, Ronaldo ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash dhe është golashënuesi më i mirë për Juventusin. Megjithatë, Mesi vazhdon të tregojë se është një nivel më lart.

Ylli argjentinas i mori një rekord Ronaldos, pasi me tripletën e djeshme të shënuar kundër Real Betisit, ia kaloi portugezit për numrin total të golave pa penallti.

Numri 10 i Barcelonës arrin në kuotën e 573 golave pa përfshirë penalltitë në 802 ndeshje, një statistikë shumë e kënaqshme pasi është arritur në 149 ndeshje më pak se sa rivali i tij portugez. Rekord i Ronaldos përsa i përket golave pa penallti është  572 gola në 951 ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=bNFBenDHEx0

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *