Thyerje e stolave dhe hedhje e lëndëve piroteknike, arrestohen dy tifozë pas Skënderbeu-Partizani

Një ligj e ri ka hyrë prej disa kohësh sa i përket sjelljes së tifozëve në stadiume. Të gjitha sjelljet që nuk janë të lejuara në ambientin sportiv, tashmë ndëshkohen rreptësisht edhe nga forcat e rendit. Dy tifozë që kanë qenë në përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë janë arrestuar pas kësaj përballje.

Policia e Shtetit njofton se është arrestuar në flagrancë një prej tyre, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht. Ata kanë thyer stolat në stadiumin e Korçës, ndërsa kanë hedhur edhe lëndë piroteknike. /Sport Ekspres/