Thumbimi i radhës: Pse ka heshtur Mesi te Barça?!

0

Polemikat Brazil-Argjentinë nuk kanë fund. Ekipi i Tites fitoi Kupën e Amerikës për herë të nëntë në histori dhe tifozët kanë festuar gjatë.

Megjithatë, deklaratat e Leo Mesit kanë trazuar ambientin e Brazilit. Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës “shpërtheu” kundër gjykimit dhe theksoi ndihmën e madhe që po i jepej Brazilit në këtë kompeticion.

Pas Tites dhe Tiago Silvës, ka qenë radha e Markinjos për t’i kthyer përgjigje “pleshtit”. Mbrojtësi i PSG-së ka folur qartë dhe pastër, duke i bërë thirrje Mesit të pranojë verdiktin e fushës.

Është acaruese që një lojtar si Mesi ankohet për padrejtësi. Barcelona dhe Argjentina kanë patur shpesh episode në favor të tyre, por Leo nuk ka folur kurrë për korrupsion. Ai humbi dhe duhet ta pranojë, ashtu siç bëmë ne kur na mposhti Belgjika në Botëror. Ta bën humbja këtë gjë, i vihet faji arbitrit për të hequr përgjegjësitë”, përfundon Markinjos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.