Thumbimi i radhës, Murinjo: Askush mbi klubin, unë mbroj Mançester Junajtid

Polemika dhe momenti i vështirë midis Zhoze Murinjos dhe Pol Pogba duket sikur nuk do të përfundojë ndonjëherë. Mançester Junajtid po përgatitet për ndeshjen e nesërme të kampionatit kundër Uest Hemit, ndërsa trajneri portugez ka lëshuar deklaratën e radhës për këtë çështje. Klubi është mbi të gjitha dhe Pogba është thjesht një lojtar si gjithë të tjerët.

Murinjo është i mërzitur me faktin që mesfushori deklaroi dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës dhe kritikat kritike ndaj trajnerit. Trajneri i Junajtid reagoi, duke e shkarkuar Pogba nga detyra e zëvendës kapitenit të ekipit, por ai premton që lojtari do të jetë në fushë në ndeshjen e së shtunës.

“Mançester Junajtid është më i madh se kushdo dhe unë duhet të mbroj klubin tim. Pogba është një lojtar si gjithë të tjerët dhe asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, thekson Murinjo gjatë konferencës për shtyp.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *