“Thuajse perfekt“/ Në Itali të mahnitur nga Gjimshiti: Të bën të harrosh toksinat e muajve të fundit

Jeta në Bergamo u rikthye në mënyrën më të bukur të mundshme, teksa Atalanta e nisi përsëri nga aty ku e kishte lënë, te fitoret me goleadë. 4-1 do të shënonte rezultati ditën e djeshme kundër Sasuolos, ku një ndeshje pefekte do të ishte edhe për Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar hapi serinë e golave me një top të shfrytëzuar mjaft mirë në zonën kundërshtare. Por ky gol nuk ishte e vetja gjë për t’u përmendur për lojtarin kuqezi, i cili kreu me përpikmëri detyrat e tij në prapavijë, duke mos i lënë aspak hapësira futbollistëve të Sasuolos. Paraqitja e tij ka marrë vlerësim të madh edhe nga mediat italiane, që e cilësojnë si një nga më të mirët në fushë. “Thuajse perfekt“ zgjedh ta quajë “Tuttomercatoweb“ ndeshjen e Gjimshitit, të cilit i vendos notën 7 për takimin që zhvilloi.

“Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënoni golin që hap vallen dhe që ju bën të harroni toksinat e muajve të fundit, pastaj qëndron prapa tij dhe nuk lejoni që një të kalojë”, shkruan “Tuttomercatoweb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *