Thuajse 210 mijë euro gjoba, FSHF i paguan dyfish eliminatoret!

Nuk na ndahen gjobat… Federata shqiptare e futbollit, pasi një pjesë e tifozerisë së pranishme në “Loro Boriçi” në sfidën Shqipëri-Itali, e fundit sa i përket eliminatoreve të Botërorit 2018 në Rusi, ka ndezur flakadanë, duke i hedhur në pjesën pas vijës anësore të fushës, është gjobitur me 5 mijë franga zvicerane, që llogaritur në kursin aktual të eurove janë 4300 euro.

Një tjetër gjobë, e disata për FSHF-në, për sjelljen e tifozerisë, duke shkuar kështu në një total që kalon 200 mijë eurot gjatë gjithë eliminatoreve, duke marrë sidomos 78 mijë euro në përballjen me Italinë, në “Renzo Barbera”. Gjobat e tjera kanë ardhur në sfidën përballë Maqedonisë në Shkodër, me thuajse 40 mjë euro., por edhe për koret në stadiumin e Strumicës. Praktikisht në total janë thuajse 210 mijë euro në total për federatën shqiptare të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *