“Thonë se luaj prej babait”, Grent Halili ka një mesazh

0

Grent Halili, sulmuesi i Tiranës, është ftuar te emisioni “Procesi Sportiv” në Top Channel dhe që në fillim ngacmohet në lidhje me faktin që është djali i presidentit. I riu do kishte dëshirë që njerëzit të mos ia përmendin diçka të tillë, pasi ai është njëlloj me të tjerët.

“Dihet që presioni është i pranishëm, pritshmëritë janë të mëdha. Jam përpjekur dhe jam si gjithë lojtarët e tjerë në fushë. Jashtë jam djali i presidentit. E ndjej, pasi thonë se luaj prej babait. Do doja të mos e thonin këtë. Jam rritur në këtë ekip dhe jam krenar që luaj për këtë fanellë. Nuk është viti im, pasi nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe. Vetëm një gol në derbi. Uroj të më ecë mbarë më tej”.

“Të them të vërtetën, me trajnerin Ze Maria, edhe pse gjërat nuk nxirren jashtë, por nuk kishim harmoni me trajnerin dhe mes lojtarëve. Morëm vetëm tre fitore dhe disa barazime. Duhet ta hedhim pas të shkuarën. Kjo është arsyeja pse jemi në këtë situatë”.

“Me ardhjen e profesor Memës u kthyem në normalitet. Bëjmë lojë, por ne jemi ata që e kemi sjellë në këtë gjendje. Gjithsesi ne do ta nxjerrim nga kjo situatë. U ndëshkuam nga një episod në Gjirokastër, ishte faji ynë. Duhet të merrnim tre pikët se s’bën. Kupa është një nga objektivat tona. Ne gjithmonë nisemi për titull, është detyrim për Tiranën”.

“Ajo që ka thënë Hasani ka ndodhur pas ndeshjes. Nuk e ka pasur me të vërtetë, e dimë të gjithë përgjegjësinë e veshjes së kësaj fanelle. Jemi gati ta nxjerrim nga kjo situatë. Në vitin 2014, kur isha 16 vjeç, Tirana u privatizua. Atëherë u bë investim i madh dhe nuk kapëm kupat e Europës. Ishte dështim. Duhen parë edhe faktorët e jashtëm pse erdhi ai dështim, apo viti kur ramë. Nuk ka qenë vetëm faji ynë, ka pasur edhe faktorë të jashtë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.