Thompson rekord me Warriors, James nuk i shpëton dot “Lakers”-at

Marshojnë kampionët në fuqi. Golden State Warriors kanë mposhtur Chicago Bulls 124-149 dhe është thyer një rekord sezonal. Skenën e ka marrë Klay Thompson, i cili ka realizuar plot 52 pikë. Jo vetëm kaq, por i ka shënuar vetëm në tre perioda. 14 të gjuajtura për tre pikë, të gjitha të saktë. Stephen Curry kishte shënuar më parë 13 herë për tre pikë.

Dy periodat e para të Warriors ishin të frikshme, pasi të parën e 28-44, kurse të dytën 22-48. Plot 42 pikë diferencë në gjysmën e lojës, praktikisht gjithçka e mbyllur. Bulls-at më pas vetëm ngushtuan rezultatin, pasi fituesi ishte përcaktuar.

Të pandalshëm edhe Milwaukee Bucks. Toronto Raptors e pësoi prej tyre me rezultatin 124-109. Gjithçka u vendos në tre perioda dhe kryesuesit e Konferencës së Lindjes kishin lënë pushim yjet e tyre, Giannis Antetokounmpo dhe Kawhi Leonard. Gjithsesi Bucks ishin shumë të fortë për Raptors, teksa ishin shtatë basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë.

Denver Nuggets gjithashtu janë në rrugën e duhur. Ata mposhtën New Orleans Pelicans 116-111 dhe regjistruan fitoren e pestë sezonale. U luajt edhe derbi i Teksasit, që nxori fitues San Antonio Spurs. Me pesë pikë më shumë ata thyen Dallas Mavericks.

DeMar DeRozan udhëhoqi vendasit me 34 pikë të shënuara dhe gjithçka u mbyll 113-108. Luka Donçiç (31 pikë, 4 asite, 8 rikuperime) u mundua të bënte diçka për Mavericks, por nuk ia doli dot të ndihmonte skuadrën e tij të fitonte derbin.

Los Angeles Lakers nuk ka derman as me LeBron James në ekip. 124-120 janë mundur nga Minnesota Timberwolves. Jimmy Butler (37 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) dhe Karl-Anthony Towns (25 pikë, 6 asiste, 16 rikuperime) zhvlerësuan përpjekjet e James. “Mbreti” shënoi 29 pikë, ndërkohë që asistoi 8 herë dhe rikuperoi 10 topa.

Fitore për Sacramento Kings, që kaluan me sukses Miami Heat. Josh Richardson me 31 pikëte tij nuk mund të bënte asgjë përballë miqve, Willie Cauley-Stein, Buddy Hield dhe De’Aaron Fox shënuan 26, 23 dhe 20 pikë. Kings fituan me dhjetë pikë diferencë: 113-123.

Chicago Bulls-Golden State Warriors 124-149
Milwaukee Bucks-Toronto Raptors 124-109
Denver Nuggets-New Orleans Pelicans 116-111
San Antonio Spurs-Dallas Mavericks 113-108
Minnesota Timberwolves-Los Angeles Lakers 124-120
Miami Heat-Sacramento Kings 113-123

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *