Thirrjet raciste, UEFA ka gati dënimin për ballkanasit

0

Barazimi i 0-0 i Rumanisë dhe Serbisë dhuroi disa skena shumë të shëmtuara në tribunët e “Arenës Kombëtare” në Bukuresht. Vëzhguesit e UEFA-s kanë vënë re thirrje raciste ndaj minoritet hungarez që jeton në Rumani si dhe futjen e tifozëve në fushë e përdorimin e shumtë të piroteknikëve.

Ndër të tjera, ka pasur dhe thirrje me motiv politik si “Kosova është Serbi”. Federata rumune është njoftuar ditën e stome nga UEFA në lidhje me incidentet dhe vështirë se do t’ia hedhin paq me vetëm një gjobë siç ndodh zakonisht.

Më datë 25 tetor, do të mblidhet komisioni i disiplinës, ku Rumania pritet të dënohet me një ndeshje pa tifozë,  dënim që me shumë mundësi do e shlyejë në ndeshjen ndaj Lituanisë më 17 shtator.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.